• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të PP-së, Jelena Dogazanska-Koleva dha deklaratën solemne në Kuvend

Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të PP-së,  Jelena Dogazanska-Koleva dha deklaratën solemne në Kuvend

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurorja publike Jelena Dogazanska-Koleva dha deklaratë solemne në Kuvend, para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetares së Këshillit të PP-së, Dushica Dkmitrievska.

Jelena Dogazanska-Koleva, prokurorre publike e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) - Shtip është zgjedhur anëtare e Këshillit të PP-së nga radhët e prokurorëve publik nga rajoni i Prokurorisë së lartë publike Shtip për njësinë zgjedhore numër 4, në zgjedhjet e organizuara më 16 dhjetor të këtij viti.     

Nga gjithsej 25 prokurorë që kanë votuar, për Dogazanska e kanë dhënë votën 19, pastaj katër kanë votuar për Danica Monevën, prokurore publike nga Prokuroria e lartë publike Shtip dhe Zllatko Ivanov, prokuror publik i PTHP Strumicë mori dy vota.

Jelena Koleva Dogazanska ka lindur më 22.05.1978 në Shkup, ka diplomuar në Fakultetin Juridik më 28.02.2001, provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 12 dhjetor 2003, në vitin 2009 ka përfunduar trajnimin në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë, po atë vit është zgjedhur për herë të parë prokurore publike në PTHP-Shtip. Koleva Dogazanska e zëvendëson prokuroren Jasna Zhezhova. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR