• e premte, 27 dhjetor 2024

Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ermon Neziri do të bëjë një deklaratë solemne në Kuvend

Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ermon Neziri do të bëjë një deklaratë solemne në Kuvend

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Ermon Neziri, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të bëjë një deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Prokurori i Shkupit Ermond Neziri më 26 prill është zgjedhur anëtar i Këshillit të prokurorëve publik nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në vend.

Siç informuan nga Komisioni për zbatimin e zgjedhjes, nga gjithsej 139 prokurorë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, për Ermond Nezirin votuan 117, ndërsa për kandidatin e dytë Rasim Dreca votuan 16. Komisioni konfirmoi se gjashtë fletëvotime janë të pavlefshme.

"Konstatoj se kandidati Ermond Neziri është zgjedhur anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë nga radhët e bashkësisë të cilët nuk janë shumicë  në Maqedoni. 

Me këtë proces zgjedhor kandidatit do t'i jepet vendim pas përfundimit të afatit për ankesa, informoi atëherë kryetar i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.

Votimi është zhvilluar në pesë vendvotime në Prokurorinë Publike të Republikës dhe në katër prokuroritë më të larta publike në Shkup, Gostivar, Manastir dhe Shtip, ku nga gjithsej 159 prokurorë publikë me të drejtë vote, votuan 139 dhe 20 fletëvotime mbetën të papërdorura.

Ndryshe, Neziri ka qenë edhe kandidat për kryetar të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, kur si person i parë i kësaj prokurorie u zgjodh Islam Abazi. sa/

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR