• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anëtari aktual i KSHZ-së Boban Stojanovski, zgjedhet zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit

Anëtari aktual i KSHZ-së Boban Stojanovski, zgjedhet zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Boban Stojanovski, anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot është zgjedhur për zëvendës sekretar të përgjithshëm në Kuvend. Ish ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Drejtësisë, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Krenar Lloga do të marrin apanazh pas përfundimit të funksionit në 12 muajt e ardhshëm.

Është votuar dhe kërkesa për qira për banesën e deputetëve Daniela Hristova, Gracia Bakraçevska, Jovan Jauleski dhe Jovanka Trençevska.

Komisioni sot nuk e ka formuar Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive sepse asnjë grup parlamentar nuk i ka dorëzuar propozime kryetarit të këtij trupi parlamentar.

Ristana Lalçevska, do të marrë pagë edhe gjashtë muaj deri në realizimin e së drejtës për pension, si ish anëtare e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës penale.

Ish sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova do ta ushtrojë të drejtën e saj për pagesa gjatë largimit në pension.

Në seancë, në debat morën pjesë Ilire Dauti dhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët në lidhje me Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Dauti kërkoi që pika e parë të futej në rend dite, ndërsa deputetët reaguan se afati për paraqitje të propozimeve ishte i shkurtër. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR