• e martë, 24 dhjetor 2024

Anëtaret e BE-së nuk arritën konsensus për përfundimin e dialogut politik me Izraelin

Anëtaret e BE-së nuk arritën konsensus për përfundimin e dialogut politik me Izraelin

Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) -Shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së në takimin e djeshëm të Këshillit për punë të jashtme (FAK) me Brukselin nuk arritën konsensus lidhur me propozimin e Përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel për t'i dhënë fund dialogut politik mes bllokut dhe Izraelit në kuadër të Marrëveshjes së Asociimit.

Në takim, Borel prezantoi para ministrave vlerësimin e azhurnuar ligjor për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare nga ana e Izraelit që siç njoftoi Këshilli Evropian u debatua propozimi i përfaqësuesit të lartë për përfundimin e dialogut politik me Izraelin.

"Shumica e vendeve anëtare konsiderojnë se është shumë më mirë të vazhdohet të ketë marrëdhënie diplomatike dhe politike me Izraelin", deklaroi mbrëmë Boreli pas takimit, duke vlerësuar se "ka mungesë të empatisë për vuajtjet e tjetrit".

Krahas kësaj çështje në pjesën e takimit kushtuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, në radhë të parë në Gazë dhe Liban, si dhe situatës më të gjerë rajonale, ministrat kanë biseduar edhe mbi mbështetjen e BE-së për UNRVA-n dhe çështjen e masave kufizuese ndaj Hamasit dhe mbështetësit e tij, por edhe kundër kolonëve të dhunshëm ekstremistë hebrenj në Bregun Perëndimor.

FAK gjithashtu ka diskutuar edhe për përpjekjet për ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme me çka ministrat shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e Aleancës globale për implementimin e zgjidhjes për dy shtete, të lansuar në sesionin e fundit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, si dhe takimin e radhës të planifikuar për 28 nëntor në Bruksel.

Sipas Borelit, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se paqja do të vijë një ditë, por edhe se ajo duhet të përgatitet dhe të mbahet.

“Sa herë të ketë mundësi, le të flasim për paqen”, theksoi Boreli.

Në takim u diskutua edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës, me çka ministrat patën shkëmbim mendimesh përmes një lidhjeje video- konferenciale me kolegun ukrainas Andrij Sibiha i cili informoi për zhvillimet e fundit në terren dhe nevojat më urgjente të Ukrainës.

Gjithashtu, krerët e diplomacisë evropiane kanë folur edhe për mbështetjen e mëtejshme të BE-së për Ukrainën, si dhe përgjigjen e mundshme të Unionit ndaj mbështetjes së Rusisë nga vendet e treta.

Sipas Borelit çdo veprim i Rusisë që mbetet pa reagim vetëm se e inkurajoin eskalimin e situatës.

Ai ka thënë se është koha që Evropa të përforcohet dhe të ndërmarrë përgjegjësi strategjike lidhur me Ukrainën.

“Historia më në fund do të na gjykojë për atë që kemi bërë, kur është dashur të përballemi me kohë të vështira”, theksoi Boreli.

Në drekën e punës, ministrat iu referuan marrëdhënieve të BE-së me SHBA-në, në radhë të parë në lidhje me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe implikimet specifike të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Në këtë kontekst, Boreli konsideron se zgjedhja e Donald Trampit si president i ri i SHBA-së paraqet një mundësi të re për evropianët.

"Jo vetëm për t'u zgjuar, ne jemi zgjuar tashmë pesë vjet më parë, por për të përdorur kapacitetin dhe sistemin tonë të punës për të dhënë një zë të qartë në skenën botërore, duhet të investojmë më shumë në siguri dhe mbrojtje", ka thënë Boreli.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR