• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ançeloti: Vuajtëm kundër Dortmundit, por fituam- ëndrra vazhdon!

Ançeloti: Vuajtëm kundër Dortmundit, por fituam- ëndrra vazhdon!

Madrid, 2 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, vazhdon suksesin e tij në Ligën e kampionëve duke fituar trofeun e pestë rekord si trajner, por pranoi se Borusia e Dortmundit e ka shqetësuar skuadrën e tij para se të arrinin fitoren 2:0.

"Ishte shumë e vështirë, shumë më tepër nga sa mendonim se do të ishte. Në pjesën e parë u desh të vuanim shumë, para pjesës së dytë humbëm disa topa, luajtëm më mirë, por sonte kishte detaje të vogla. Fituam! Ëndrra vazhdon!", deklaroi ai.

Borusia e Dortmundit dominoi në 45 minutat e para, por Dani Karvahal dhe Vinisius Junior i siguruan fitoren Realit në pjesën e dytë.

"Gjatë pjesës së parë nuk më pëlqeu niveli në të cilin luajtëm. E humbnim topin shumë shpesh dhe ishim gjithmonë në vendin e gabuar. E lamë Borusia Dortmundin të luajë ashtu siç donte", ka thënë Ançeloti.

Eksperti i cili si menaxher mban rekordin për më shumë finale të Ligës së kampionëve (gjashtë) dhe fitore (pesë), nuk dukej shumë i shqetësuar për sezonin e ardhshëm.

"Do të duhet të përshtatemi me lojtarët që kemi dhe të përpiqemi sa më shumë që të përmirësojmë cilësitë e tyre teknike, siç kemi bërë gjithmonë. Këtë sezon kemi pasur shumë probleme, kemi humbur lojtarë cilësor. E zgjodhëm me vetësakrificë kolektive. Ne nuk luajtëm gjithmonë më të mirën, por kurrë nuk u dorëzuam. Po humbim një lojtar shumë të rëndësishëm si Toni Kros, por do ta zëvendësojmë në një mënyrë tjetër", ka thënë Ançeloti.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR