• e diel, 22 shtator 2024

Ançeloti: Reali i afrohet versionit të tij më të mirë

Ançeloti: Reali i afrohet versionit të tij më të mirë

Madrid, 22 shtator 2024 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti është i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij mbrëmë kundër Espanjolit. 

Klubi mbretëror shënoi fitore me rezultat 4:1 në ndeshjen e xhiros së 6-të të La Ligës spanjolle.

“Mendoj se ndeshja ishte e mirë, skuadra reagoi mirë ndaj golit të Espanjolit. Filluam të luajmë shumë më mirë, me një ritëm tjetër, duke krijuar më shumë raste dhe jam i lumtur. Luajtëm më shpejt, lëvizëm më mirë nëpër fushë dhe mbyllëm hapësirën. Ne goditëm shumë goditje në portë dhe duhet të jemi të kënaqur me këtë. Ne po afrohemi gradualisht me versionin tonë më të mirë. Karvajall u lëndua, por asgjë serioze, Bellnghem kishte probleme me shpatullën, por ato janë çështje të zgjidhura dhe duket se nuk ka arsye për shqetësim. Ai luajti me mbrojtje speciale, tani ka një muaj që luan pa të, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”, deklaroi Ançeloti.

Reali është mbrojtës i trofeut në Kampionatin e Futbollit Spanjoll. Pas gjashtë ndeshjeve ka fituar 14 pikë, një më pak se lideri i Barcelonës i cili sot është mysafir i Vilarealit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR