• e hënë, 19 gusht 2024

Ançeloti pas barazimit me Majorkën: Mund të kishim humbur

Ançeloti pas barazimit me Majorkën: Mund të kishim humbur

Palma de Majorka, 19 gusht 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti i tregoi përshtypjet pas barazimit të mbrëmshëm me Majorkën.

Kampioni aktual si mysafir në Palma de Majorka luajti vetëm 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në La Liga.

"Nuk jam i kënaqur nga paraqitja e ekipit tim sepse mund të kishim luajtur më mirë. Duhej të tregonim më shumë qëndrim. Por, nuk dua të arsyetohem. Kjo është ndeshje të cilën mund ta humbnim për shkak të mungesës së balansit", e citon Ançelotin "Football Espana".

Në xhiron e ardhshme të Real Madridit në teren vendor luan me Valadolid. Ndeshja do të luhet më 25 gusht. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR