• e shtunë, 28 dhjetor 2024

AMS-ja përmes trajnimeve do të ndërtojë dhe forcojë edukimin financiar të nxënësve të shkollave të mesme - matematikanëve

AMS-ja përmes trajnimeve do të ndërtojë dhe forcojë edukimin financiar të nxënësve të shkollave të mesme - matematikanëve

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA)- Memorandumi i bashkëpunimit me Lidhjen e Matematikanëve të Maqedonisë e përmbylli bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, në të cilin ASO përkrahu përmes trajnimeve gjimnazistë, matematikanë të shkëlqyer, të cilët fituan medalje të bronztë në Olimpiadën Ekonomike Ndërkombëtare të mbajtur në Greqinë fqinje.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme me trajnimin e edukimit financiar për matematikanët e rinj – gjimnazistë. Njëkohësisht, AMS-ja, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të saj, do të mbështesë aktivisht matematikanët e shkollave të mesme në gara dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për realizimin e këtij procesi, AMS-ja dhe Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë (LMM) kanë lidhur memorandum për bashkëpunim, të nënshkruar nga Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së dhe Gjorgi Markoski, Kryetar i LMM-së. Lidhja e Matematikanëve është një shoqatë profesionale që organizon përgatitjet e përfaqësuesve tanë për çdo olimpiadë ekonomike për nxënës të shkollave të mesme – matematikanë.

AMS-ja në bashkëorganizim me LMM-në do të organizojë trajnime për forcimin e edukimit financiar të nxënësve të shkollave të mesme. Memorandumi përfshin aktivitete të shumta të përbashkëta për të mbështetur matematikanët e rinj me një theks të veçantë në edukimin e tyre financiar dhe përdorimin më të mirë të produkteve dhe shërbimeve financiare.

Ky memorandum thellon dhe forcon bashkëpunimin mes AMS-së dhe LMM-së që ka nisur në gjysmën e parë të këtij viti. Atëherë ekspertë nga AMS-ja mbajtën trajnime për matematikanët dhe ekonomistët tanë të shkollave të mesme të cilët patën sukses të madh në Olimpiadën Ballkanike në Greqinë fqinje.

Përkatësisht, në qershor të këtij viti, në Olimpiadën Ndërkombëtare Ekonomike, për herë të parë përfaqësuesit tanë u dekoruan me medalje bronzi, e cila përveç rezultateve individuale mbulon edhe një performancë ekipore në përgatitjen e një studimi biznesi. 

Përmes këtij projekti, AMS-ja forcon bashkëpunimin edhe me Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, i cili është organizata amë e matematikanëve nga LMM-ja.

 

QËNDRONI TË LIDHUR