Amorim pas barazimit me Liverpulin: Ka arsye të jem i zemëruar
- Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim ishte i zhgënjyer pas barazimit me rezultatin 2:2 ndaj Liverpulit.
- Post By Besnik Shuki
- 10:23, 6 janar, 2025
Mançester, 6 janar 2025 (MIA) - Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim ishte i zhgënjyer pas barazimit me rezultatin 2:2 ndaj Liverpulit.
Portugezi vlerëson se ekipi i tij e ka merituar fitoren.
"Më lejohet të jem i vetmi person që jam i shqetësuar nga ekipi. Pritshmëritë para ndeshjes ishin krejtësisht të ndryshme nga ajo që ndodhi. Në ndeshjet e tjera më shumë hidhërohem, sepse ende nuk arrij t'i kuptoj disa punë. Problemi nuk është në skemën e lojës apo në teknikë, por qartë se diçka tjetër po na ndal, por vështirë ta kuptoj. Fituam një pikë, por duhet të jemi më të zemëruar dhe më të zhgënjyer sesa ishim pas humbjes me Njukasëll. Ka arsye të jem i zemëruar, por dëshiroj të qetësohem që të mund t'i them gjërat e vërteta. Gjendemi në situatë të vështirë dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë që të dalim nga ajo", deklaroi Amorim. bsh/
Foto: Arkiv