• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Amiras: Nga pala greke nuk është planifikuar takim i Micotakisit me Mickoskin

Amiras: Nga pala greke nuk është planifikuar takim i Micotakisit me Mickoskin

Athinë, 9 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimi se çështja me “shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj”, Kiriakos Micotakis do ta ngrejë në Samitin e NATO-s në Uashtington e përsëriti drejtori i Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe media të kryeministrit grek, Panos Amiras në intervistën për televizionin shtetëror ERT dhe theksoi se nuk është planifikuar takimi i dy kryeministrave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

"Sigurisht që do të ngrihet edhe çështja e shkeljes së dispozitave bazë të Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj. Nuk e di për ndonjë takim të planifikuar me kryeministrit e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di nëse do të ndodhë, por sigurisht nuk ekziston diçka që nuk është planifikuar nga pala greke", tha Amiras.

Sa i përket takimit të mundshëm të Micotakisit me presidentin e Turqisë, ai theksoi se “nuk është planifikuar as me Erdoganin”, por nuk e përjashton mundësinë që të ndodhë, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, duke sqaruar se delegacionet e të dyja vendeve në këtë periudhë janë në takim. 

Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, tha se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s Micotakis "do ta ngrejë në nivelin më të lartë" çështjen e Marrëveshjes së Prespës se do të përmend se “nuk respektohet, sidomos çështja me emrin kompleks erga omnes”, si dhe se "vendi fqinj nuk e respekton as faqen e parë të kësaj Marrëveshje". Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina për takim të mundshëm mes dy kryeministrave, ai tha se nuk është planifikuar “por nuk përjashtohet që kryeministri të ketë disa takime bilaterale ku në kuadër të aktiviteteve në margjinat e Samitit të NATO-s”, kryeministri duhet të ketë edhe disa takime dypalëshe”.

Qëndrimet e Marinakisit edhe sot raportohen nga mediat greke në tekstet kushtuar pjesëmarrjes së Micotakisit në Samit, ndërsa në detaje i përcjellin qëndrimet e shprehura të Mickoskit nga Uashingtoni, veçanërisht në lidhje me atë nëse ai përdor termin Maqedoni apo Maqedoni e Veriut në deklaratat e tij.

Kryeministri Mickoski, para nisjes për në Uashington sa i përket takimit të mundshëm me homologun e tij grek, shfaqi shpresën se nëse kjo ndodh, "ata do ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë". qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR