Ambasadorja Kavahara në pranim-dorëzimin e dy projekteve në Tetovë
- Ambasadorja e Japonisë në vend, Secuko Kavahara, sot e vizitoi Tetovën me rastin e pranim-dorëzimit të dy projekteve, donacion i librave për bibliotekën "Maks van der Shtul" dhe rinovimin e dritareve dhe dyerve në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi".
Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Ambasadorja e Japonisë në vend, Secuko Kavahara, sot e vizitoi Tetovën me rastin e pranim-dorëzimit të dy projekteve, donacion i librave për bibliotekën "Maks van der Shtul" dhe rinovimin e dritareve dhe dyerve në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi".
Siç njoftojnë nga Ambasada e Japonisë, në kuadër të vizitës së saj, ajo mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Universitetin e Evropës Juglinodre, ku biblioteka "Maks van der Shtul" mori pothuajse 200 libra përmes projektit "READ Japan Project 2025". Librat përfshijnë tema nga Japonia tradicionale dhe moderne, përfshirë ekonominë, diplomacinë, letërsinë, anime dhe filozofinë.
Pas pranim-dorëzimit në bibliotekë, ambasadorja Kavahara e vizitoi Shkollën Fillore "Kirili dhe Metodi", ku janë rinovuar dritaret dhe dyert me një grant prej 77.188 eurosh përmes "Programit të granteve për projekte të vogla dhe siguri njerëzore" (GGP) të Japonisë.
Vizita përfundoi me një turne në monumentin kulturor, Xhaminë e Larme, thuhet në njoftim. qa/
Foto: Ambasada e Japonisë