• e martë, 24 dhjetor 2024

Ambasadorja greke Filipidu u largua nga seanca, Siljanovska-Davkova në betimin e ka përdorur emrin Maqedoni

Ambasadorja greke Filipidu u largua nga seanca, Siljanovska-Davkova në betimin e ka përdorur emrin Maqedoni

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Ambasadorja greke Sofija Filipidu, e cila po e ndiqte seancën e Kuvendit për inaugurimin e Gordana Siljanovska-Davkovës për postin e presidentes së vendit, u largua nga salla plenare, në shenjë proteste për shkak se Siljanovska-Davkova, gjatë dhënies së betimin solemn, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit - Republika e Maqedonisë së Veriut, por e përdori vetëm emrin Maqedonia.

Këtë i pari e publikoi në "X" deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Përndryshe, Siljanovska duke dhënë betimin nuk e përdori emrin kushtetues, por tha Maqedonia. ls/ 

Foto: Printskrin 

 

]

QËNDRONI TË LIDHUR