• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadorja e SHBA-së në Moskë e ka vizituar në burg gazetarin Evan Gershkoviç

Ambasadorja e SHBA-së në Moskë e ka vizituar në burg gazetarin Evan Gershkoviç

Moskë, 15 shtator 2023 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lin Trejsi sot e ka vizituar gazetarin e Uolstrit Xhërnal, Evan Gershkoviç në burgun moskovit, kumtoi Ambasada, derisa ai po përgatitet të ngrit ankesë të re javën e ardhshme kundër paraburgimit të tij, për shkak të akuzës "për spiunazh".

"Ai është i fuqishëm dhe i ndjek lajmet duke përfshirë edhe paraqitjen e prindërve të tij në Kombet e Bashkuara këtë javë", ka publikuar Ambasada në X (Tuiter).

Gershkoviç u arrestua më 29 mars në Ekaterinburg me akuzë për spiunazh, që dënohet me dënim me burg deri 20 vjet. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR