• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadori Zhernovski thirret në konsultime tek ministri Mucunski

Ambasadori Zhernovski thirret në konsultime tek ministri Mucunski

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori i Maqedonisë në Rumani, Andrej Zhernovski është thirrur në konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Siç informon TV 24, Zhernovski në ditët në vijim pritet të arrijë në Shkup nga Bukureshti për takim me ministrin Timço Mucunski.

Në lidhje me këtë rast, MIA ka kërkuar mendim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, por nuk ka marrë përgjigje.

Para Zhernovskit, në konsultime në MPJ janë thirrur ambasadori i Maqedonisë në Kombet e Bashkuara (KB) në Nju Jork Lubomir Fërçkoski, ambasadori në Shqipëri Danço Markovski, si dhe ambasadori i Maqedonisë në Romë Vesel Memedi.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR