• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori Lozano në Kuvend do t'i prezantojë prioritetet e presidencës spanjolle

Ambasadori Lozano në Kuvend do t'i prezantojë prioritetet e presidencës spanjolle

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Ambasadori i Spanjës, Hoze Luis Lozano Garsia sot para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane dhe Këshillit nacional për çështje evropiane do ta prezantojë Programin dhe Prioritetet për punën e presidencës spanjolle me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2023.

Prioritetet e presidencës spajolle me BE-në mes tjerash përfshijnë "ri-industrializim të BE-së" dhe sigurimin e autonomisë së saj strategjike, progresin në zbatimin e tranzicionit të gjelbër dhe mbrotjen e mjedisit jetësor, promovimin e drejtësisë më të madhe sociale dhe ekonomike dhe përforcimin e unitetit evropian.    

Një nga prioritetet e presidnecës spanjolle, i cili përfundon më 31 dhjetor, do të jetë përforcimi i angazhimit për stabilizim, rikuperim dhe rikonstruksion në Ukrainë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR