• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori i Turqisë Fatih Ullusoj në vizitë pune në Gostivar

Ambasadori i Turqisë Fatih Ullusoj në vizitë pune në Gostivar

Gostivar, 25 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj gjatë vizitës në komunën e Gostivarit paralajmëroi thellimin e bashkëpunimit i cili do të realizohet në të ardhmen.

Në takimin me u.d kryetarin Valbon Limani u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim aktiv dhe të hapur dypalësh, ndërsa është diskutuar dhe për projektet zhvillimore.

Ambasadori Ullusoj dhe kryetari Limani vlerësuan se bashkëpunimi dhe partneriteti i mëparshëm që Gostivari ka me komunat e binjakëzuara nga Turqia, është në nivel të lartë dhe u angazhuan për krijimin e lidhjeve më të forta.

"Përveç për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani si komunë e Republikës së Turqisë dhe komuna të binjakëzuara, me ekipin e ambasadorit që e shoqëron kemi shqyrtuar edhe mundësitë për bashkëpunim. Nga ky takim duhet të hapet  mundësi për bashkëpunim me agjencinë shtetërore turke “TIKA”, por dhe me organizatat tjera që janë prezentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", deklaroi pas takimit Valbon Limani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit.

Ambasadori Ullusoj theksoi se në takim është diskutuar për projektet e realizuara dhe theksoi se këtë takim e ka shfrytëzuar për t'u njohur me nevojat e pjesëtarëve të komunitetit turk që jetojnë në Gostivar. Ai theksoi se po punohet për thellimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut dhe falë kësaj kemi realizuar shumë projekte në Gostivar. Planifikojmë dhe në të ardhmen ta bëjmë këtë. Këtu jetojnë një numër i konsiderueshëm turqish dhe kemi diskutuar edhe për nevojat e tyre", deklaroi Fatih Ullusoj, ambasador i Republikës së Turqisë në RMV.

Në delegacionin e ambasadorit në Gostivar është edhe zëvendësi i tij, Mustafa Bodur, këshilltari për çështje fetare, Muhamed Çelikaja, koordinatori i TIKA-s Mehmet Bajrak dhe koordinatori i Qendrës kulturore turke "Junus Emre", Arif Konak. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR