• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas për vizitë në Tetovë

Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas për vizitë në Tetovë

Tetovë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Tetovën, si pjesë të serisë së vizitave në komuna, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njihen me përfitimet nga procesi i qasjes në Bashkimin Evropian.

Përmes vizitave të tilla, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në RMV, ceket rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvilimin e vetëqeverisjeve lokale.

U paralajmërua se ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryeta5rin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas çka shefi i Delegacionit të BE-së do të bisedojë me anëtarët e Këshillit të komunës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR