• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ambasadori Gir për vizitë në komunën e Novo Sellës

Ambasadori Gir për vizitë në komunën e Novo Sellës

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë komunën e Novo Sellës.

"Kjo është e gjashta për nga seria e vizitave nëpër komuna. Qëllimi i vizitave është prezantimi i hapave të rinj në procesin e negociatave qasëse me BE-në dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve", thonë nga delegacioni i BE-së.

Gjatë qëndrimit në Novo Sellë, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gjorgje Bozhinov, me anëtarë të Këshillit të komunës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

“Ambasadori do të marrë pjesë edhe në kafe- debatin me qytetarët për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut", kumtojnë nga delegacioni i BE-së. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR