• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadori bullgar Angellov thotë se negociata nuk mund të ketë për diçka që është rënë dakord

Ambasadori bullgar Angellov thotë se negociata nuk mund të ketë për diçka që është rënë dakord

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Ambasadori bullgar në vend Angel Angellov, mandati i të cilit përfundon të premten, sot deklaroi se shpreson se Bullgaria pas zgjedhjeve të 27 tetorit do të ketë qeveri të re dhe se pastaj do të mundë të fillojë dialogu intensiv mes dy vendeve. Jo negociata, tha ai, pasi negociata nuk mundë të ketë për diçka që është rënë dakord dhe duhet të fillohet të përmbushet.   

"Mua të premten më përfundon mandati. Tani më isha tek ministri Mucunski për t'u përshëndetur. Ne tani kemi zgjedhje. Zgjedhjet do të jenë më 27 tetor dhe shpresojmë se do të kemi qeveri me të cilën do të mundë të hyjmë në dialog intensiv, kuptohet jo negociata, sepse nuk mund të ketë negociata për diçka që është rënë dakord. Ajo që është rënë dakord duhet të fillojë dhe të përmbushet. Ne nuk do ta ndryshojmë gjeografinë dhe do mbetemi fqinjë. Ne duhet të kemi komunikim intensiv, përfshirë edhe misionin historik", deklaroi Angelov. 

Ambasadori i Bullgarisë sot së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari dhe kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkovski inspektuan punimet e ndërtimit të klubit të parë social për adoleshentët dhe të rriturit në spektrin autik.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se së shpejti do të ketë ndryshim në përbërjen e personelit të komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike. Mickoski beson se komisioni aktual nuk ishte mbrojtës i interesave nacionale të popullit maqedonas. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR