• e martë, 24 dhjetor 2024

Ambasadori britanik në Meksikë shkarkohet nga detyra pasi dyshohet se i drejtoi armën një punonjësi

Ambasadori britanik në Meksikë shkarkohet nga detyra pasi dyshohet se i drejtoi armën një punonjësi

Meksiko Siti, 1 qershor 2024 (MIA) – Ambasadori britanik në Meksikë, Xhon Benxhamin është shkarkuar nga detyra pasi dyshohet se ka drejtuar armën ndaj një nëpunësi të ambasadës, shkruan Fajnenshëll tajms.

Duke u thirrur në një video të postuar në rrjetet sociale dhe një personi të njohur me incidentin, gazeta thekson se Benxhamin ka udhëtuar nëpër dy shtete meksikane të njohura për kartelet e fuqishme të drogës kur ngriti pushkën dhe ia drejtoi një punonjësi, ndërsa ata po udhëtonin me automjet.

Incidenti ndodhi në prill, deklaruan burimet për Fajnenshëll tajms, ndërsa Benxhamin u pushua shpejt nga puna. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR