• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ambasadori austriak Pamer vizitoi ITSHKSH-në

Ambasadori austriak Pamer vizitoi ITSHKSH-në

Shkup, 15 mars 2025 (MIA) - Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dje e ka vizituar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer, me ç'rast është pritur nga drejtori i Institutit, Prof. dr. Skender Asani, i cili e vlerësoi atë si një mik të afërt të tij dhe të institutit.

Siç kumtoi ITSHKSH-ja, drejtori Asani e njoftoi ambasadorin Pamer për veprimtarinë shkencore të Institutit, me theks të veçantë në kontributin e tij në promovimin e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare, një aspekt shumë i rëndësishëm për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, Asani ka ndarë me ambasadorin disa nga vështirësitë me të cilat Instituti po përballet, përfshirë ndërhyrjet e ndryshme që po cënojnë autonominë e tij dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e punës shkencore dhe kulturore.

Në anën tjetër, ambasadori Pamer ka shprehur kënaqësinë e tij për punën shkencore të zhvilluar nga Instituti dhe ka premtuar se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Ambasadën e Austrisë, duke mbështetur përpjekjet e Institutit për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.Vlerësoi angazhimin në harmonin ndëretnike dhe nderëfetare të drejtorit Asani dhe të institutit.

Ky takim ka forcuar lidhjet mes dy institucioneve dhe ka hapur mundësi të reja për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. bsh/

Foto: ITSHKSH

QËNDRONI TË LIDHUR