• e diel, 24 nëntor 2024

Ambasada ruse dhe ajo ukrainase zyrtarisht nuk ishin të informuara për arrestimin e shtetasve të tyre për incidentin në Gramsh

Ambasada ruse dhe ajo ukrainase zyrtarisht nuk ishin të informuara për arrestimin e shtetasve të tyre për incidentin në Gramsh
Tiranë, 22 gusht 2022 (MIA) - Ambasadat e Rusisë dhe Ukrainës në Tiranë, lidhur me incidentin që ndodhi në ish-fabrikën e armëve në Gramsh, para dy ditëve, deklaruan se nuk kanë qenë të informuara zyrtarisht nga organet kompetente shqiptare se janë arrestuar shtetas të tyre. Për dallim nga ambasada ukrainase prej ku shkurtimisht deklaruan se nuk janë informuar zyrtarisht nga organet kompetente shqiptare për rastin, nga ambasada ruse për "Euronjus Albania" sqaruan se kanë parashtruar notë deri tek ministria e resorit për informata më të hollësishme. "Misioni diplomatik për incidentin që ndodhi është informuar vetëm nga mediumet. Dërguam notë në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë me kërkesë që të informohet misioni diplomatik rus për të gjitha hollësitë në mënyrë të caktuar për atë", deklaruan nga ambasada. Ata shtuan se kanë kërkuar informatë për identitetin e të arrestuarve, lokacionin e tyre momental, thelbin e aktakuzave të ngritura, veprimet e mëtutjeshme të procesit kundër tyre, si dhe mundësinë për organizim të takimit të përfaqësuesit të sektorit konsullar të ambasadës me shtetasit e arrestuar rusë. Në incidentin që ndodhi në Gramsh u arrestuan dy shtetas rusë (njëra grua) dhe një shtetas ukrainas, ndërsa dyshohen për spiunim. Ata dëshiruan të hyjnë me dhunë në objekt, me ç'rast i sulmuan dy ushtarët shqiptarë - roje, të cilët përfunduan në spital. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR