• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasada gjermane e uroi Siljanovska Davkovën për ndërmarrjen e rolit të saj si gruaja e parë presidente

Ambasada gjermane e uroi Siljanovska Davkovën për ndërmarrjen e rolit të saj si gruaja e parë presidente

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Ambasada gjermane i dërgoi urime presidentes Gordana Siljanovska Davkova për ndërmarrjen e rolit të saj si grua e parë presidente e Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar si "moment historik".

"Është një moment historik: Urime presidentes Gordana Siljanovska Davkova për marrjen e detyrës si presidente e parë femër e Maqedonisë së Veriut! Me padurim presim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë së besimit ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane", njoftoi në Fejsbuk Ambasada e Gjermanisë. 

Presidentja Siljanovska Davkova ishte inauguruar dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka vijoi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit. 

Siljanovska Davkova si presidente e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, e trashëgoi Stevo Pendarovskin në funksionin e presidentit, pasi e fitoi në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR