• e martë, 24 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në BeH e përshëndeti miratimin e rezolutës për Srebrenicën: Ky është një hap i domosdoshëm për pajtim

Ambasada e SHBA-së në BeH e përshëndeti miratimin e rezolutës për Srebrenicën: Ky është një hap i domosdoshëm për pajtim

Sarajevë, 23 maj 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Asamblesë parlamentare të Kombeve të Bashkuara (KB) u miratua Rezoluta për gjenocid në Srebrenicë.

Nga gjithsej 170 vota, 84 ishin "p,ër", 68 "të përmbajtur", ndërsa numri i shteteve të cilët votuan "kundër" ishte 19.

Vendet të cilat ishin kundër janë: Antigua dhe Barbuda, Bjellorusia, Kina, Komoret, Kuba, Koreja e Veriut, Kongo, Dominika, Eritrea, Esvatini, Grenada, Hungaria, Mali, Nauru, Nikaragua, Rusia, Sao Tome dhe Principe, Serbia dhe Siria.

Pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në seancën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, u pronocua edhe Ambasada e SHBA-së në BeH.

"SHBA-ja me krenari e bashkësponsoruan rezolutën në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, e cila u propozua nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina, në nder të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 dhe e përshëndesin miratimin e saj", thuhet në reagim.

Nga Ambasada thonë se mohimi i vazhdueshëm i gjenocidit në Srebrenicë e bën shënimin ndërkombëtar të ngjarjeve nga viti 1995 edhe më të rëndësishëm dhe më urgjent. Në rezolutë thuhet se gjenocidi ka ndodhur në dhe rreth Srebrenicës në korrik të vitit 1995, që është fakt i pakontestuar, i konfirmuar nga ana e Gjykatës penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe numër të madh të dëshmive forenzike.

"Rezoluta nuk targeton asnjë vend anëtar dhe nuk përshkruan përgjegjësi kolektive të asnjë grupi të njerëzve. Siç potencon qartë rezoluta, të gjithë kemi obligim t'i njohim faktet, ta pranojmë të vërtetën, t'u shprehim respekt viktimave, t'i përkrahim përpjekjet e tyre për gjetjen dhe identifikimin e viktimave dhe t'i ndjekin autorët. Këto hapa janë të domosdoshme për pajtim", thanë nga Ambasada e SHBA-së në platformën Iks. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR