• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së: Do të vazhdojmë ta përforcojmë rëndëisnë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit në BE

Ambasada e SHBA-së: Do të vazhdojmë ta përforcojmë rëndëisnë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit në BE

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Ambasada amerikane në Shkup lidhur me inaugurimin e djeshëm të presidentes, Gordana SIljanovksa Davkova, ku ajo nuk e përdori emrin kushtetues, thekson se është me rëndësi të përforcohet respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të eurointegrimit të vendit.

"Pasi që të formohet qeveria e re dhe të zgjedhet kryeministri, do të vazhdojmë ta përforcojmë rëndëinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i shtetit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian", është përgjigja e Ambasadës amerikane për "360 gradë" në pyetjen për inaugurimin e presidentes së sapozgjehdur Siljanovska Davkova, e cila duke dhënë deklaratë solemne në Kuvend, në vend të emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, përdorim vetëm emrin Maqedoni. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR