Ambasada britanike me urim për Ditën e Pavarësisë - 8 Shtatorin
- – Ambasada britanike në Shkup e uroi Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 17:28, 8 shtator, 2024
Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) – Ambasada britanike në Shkup e uroi Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Është nder i veçantë që i dërguam letër Presidentes Gordana Siljanovska Davkova nga Madhëria e Tij, Mbreti Çallsi i Tretë, për të uruar të gjithë qytetarët për festën dhe për të konfirmuar miqësinë e ngushtë ndërmjet dy vendeve”, theksoi ambasadori britanik, Methju Loson.
Me rastin e shënimit të festës së Pavarësisë, përfaqësuesi i Ambasadës Britanike, Endru Brend, në shenjë respekti vendosi kurora lulesh para vendpushimeve të përjetshme të presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, kryetarit të parë të Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Klusev, si dhe para Monumentit të luftëtarëve të rënë të LNÇ-së. fc/
Fotografia: Ambasada Britanike në Shkup