• e diel, 24 nëntor 2024

Ambasada amerikane për vizitën e Kurtit: Ngjarjet i kemi parë si të padobishme

Ambasada amerikane për vizitën e Kurtit: Ngjarjet i kemi parë si të padobishme

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA)- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë prej atje, “ngjarjet i kemi parë si të padobishme”.

“Ngjarjet i kemi parë si të padobishme dhe ju referojmë për koment në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, thonë nga ambasada amerikane për portalin Indeks.mk.

Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar për vizitë jozyrtare në vend pa takime me kreun shtetërorë, por me aktivitete të përbashkëta me kryetarët e komunave të Çairit dhe Tetovës- riemërtimin e rrugës "Adem Demaçi" në komunën e Çairit dhe vizitë në fshatin Vicë të komunës së Tetovës. Vizita shkaktoi një sërë reagimesh në opinion, ndërsa kryetarët e komunave Bilall Kasami dhe Visar Ganiu morën kallëzime penale për atë se nuk kanë respektuar simbolet shtetërore gjatë vizitës së Kurtit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR