• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasada amerikane për takimin Mickoski- O'Brajan: Theksohet roli i rëndësishëm që të gjitha partitë politike duhet ta kenë në mbështetjen e procesit eurointegrues

Ambasada amerikane për takimin Mickoski- O'Brajan: Theksohet roli i rëndësishëm që të gjitha partitë politike duhet ta kenë në mbështetjen e procesit eurointegrues

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut sonte informoi për takimin e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"O'Brajan potencon se SHBA mbështet fuqishëm rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolin e rëndësishëm që të gjitha partitë politike në vend duhet ta kenë në mbështetjen e këtij procesi", thuhet në publikimin në Fejsbuk.

Më herët për takimin në fjalë kanë informuar edhe nga VMRO-DPMNE.

Foto: Faqja në Fejsbuk e ambasadës amerikane

QËNDRONI TË LIDHUR