• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alternativa “zbarkoi” në Vrapçisht dhe Tearcë

Alternativa “zbarkoi” në Vrapçisht dhe Tearcë

Shkup, 11 nëntor 2024

Alternativa mbajti takime me strukturat dhe aktivin e partisë në degët e Vrapçishtit dhe Tearcës, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet,” duke diskutuar për situatën aktuale politike, transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje si pjesë e koalicionit VLEN. Fjalë përshëndetëse mbajtën kryetarët e degëve të Vrapçishtit dhe Tearcës, z. Bejtulla Demiri dhe z. Arian Hakiki, nënkryetari Afan Elezi, zëvendësministrja e Sportit Safije Sadiku Shaini, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës pr. Lulzim Aliu, deputetja Imerlije Saliu, Sekretari organizativ Bashkim Murtezi dhe Sekretari i përgjithshëm Amir Elezi.

Në përmbyllje, kryetari i Alternatives, z. Zeqirija Ibrahimi, u shpreh:
“Jam i lumtur që drejtoj një ekip që nuk ka frikë të takohet me qytetarët. Kemi njerëz që kanë ruajtur dinjitetin e tyre ashtu siç ua kërkuam votën, dhe sot jemi këtu për t’u dhënë llogari.”

Z. Ibrahimi më tej nënvizoi arritjet konkrete të qeverisjes VLEN, si Abetarja kombëtare, investimi prej 35 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza,” ndërtimi i shkollës në Çashkë, përparimet në Korridorin 8 dhe rritja e pensioneve. Ai theksoi se përkushtimi i Alternatives është për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies ekonomike të qytetarëve, duke mbështetur gjithashtu familjen shqiptare dhe vlerat tradicionale. “Ne besojmë se kur cenohet koncepti i familjes, cenohet edhe kombi,” theksoi ai.

Z. Ibrahimi gjithashtu tha: “Është krijuar përshtypja se Alternativa është parti e vogël. Nuk është se nuk dimë si ta bëjmë të madhe, por ne jemi të interesuar të kemi në parti njerëz familjarë dhe të ndershëm.”

U theksua se për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e vetmja rrugë është integrimi në BE dhe koalicioni VLEN është i përkushtuar për të përshpejtuar këtë proces. Takimet do të vazhdojnë në çdo vendbanim, duke sjellë transparencën dhe llogaridhënien që shqiptarët kanë pritur prej vitesh.

Alternativa

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR