• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alternativa largohet nga Qeveria, por do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Alternativa largohet nga Qeveria, por do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Tetovë, 12 shkurt 2023 (MIA) - Tre deputetët e Alternativës do të veprojnë si opozitë, funksionarët e tyre do të tërhiqen nga postet që kanë, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë pro. Këto janë konkluzat e Kuvendit qendror të sotëm të kësaj partie e cila diskutoi rreth dy orë ku njëqind anëtarë të Alternativës vendosën të tërhiqen nga pushteti ekzekutiv.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi ka theksuar se partnerët e tyre të deridjeshëm kanë tejkaluar vijën e fundit etike dhe nuk kishin durim të presin vendimin e Kuvendit qendror. Vërejtja e tyre është për atë se konsiderojnë se në janar, 2022 Alternativa kontribuoi në stabilizimin e Qeverisë së drejtuar nga LSDM-ja.

Најтесното партиско раководство на Алтернaтивa попладне во 16 часот ја започна седницата на највисокото тело Централно собрание со цел да оформири став околу одлуката дали и понатаму да биде

“Kjo mjaftueshëm flet për moralin e tyre politik, ne sot jemi mbledhur për të marrë vendimin tonë përfundimtar lidhur me rrethanat e reja. Siç e di opinioni, në janar 2022, Maqedonia e Veriut ka qenë para dilemës hamletiane në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në fakt, rruga e saj nënkuptonte edhe rrugën e Shqipërisë. Në atë kohë, kur situata ishte e tillë, ne sollëm vendimin më të guximshëm, që na bën krenarë edhe sot dhe konsideroj se vlerësohet jo vetëm nga strukturat dhe votuesit tanë, por edhe qytetarët dhe bashkëqytetarët tanë shqiptarë dhe aleatët perëndimorë. Me krijimin e një shumice që nuk ekzistonte atëherë, në janar 2022 mundësuam stabilizimin e qeverisë dhe shtetit, ndërsa në korrik 2022 u hapën zyrtarisht negociatat për Bashkimin Evropian dhe me këtë përfundoi tranzicioni tre dekadash në vendet tona”, tha Gashi në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Kuvendit qendror.

Ai konsideron se pas një viti qeverisje lënë pas vetes dhjetëra projekte të suksesshme në shëndetësi, digjitalizim, energjetikë, çështjet sociale, kulturore dhe arsimore pa asnjë skandal korruptiv. Ai tha se me këtë lëvizje LSDM do të rrezikojë shumë perspektivat evropiane.

“Mendoj se me lëvizjet e tilla do të krijojë një çekuilibër në marrëdhëniet ndëretnike dhe kështu do të rriten disa parti radikale që janë kundër integrimit evropian dhe prandaj mendoj se është një veprim i pamatur, shumë i rrezikshëm për integrimin evropian, por ato janë një subjekt i pavarur dhe kështu kanë vendosur, e ardhmja do të jetë dëshmitarë nëse kemi qenë ne në të drejtë apo ata. Mendoj se kjo do të shkaktojë marrëdhënie jo të mira ndërnacionale mes këtyre dy grupeve etnike, ndërsa disa parti politike që janë radikale në raport me marrëdhëniet ndëretnike do të rrisin rejtingun e tyre, ndërsa nesër me një kapital të tillë politik do të hyjnë në Kuvend ndoshta shumë më të fortë dhe të shkaktojnë probleme shumë më të mëdha. Kemi punuar të gjithë së bashku që të kemi një relaksim të marrëdhënieve ndëretnike. Mendoj se në këtë mënyrë do të shkaktojmë marrëdhënie jo të relaksuara, por edhe të tensionuara, veçanërisht mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar”, theksoi Gashi.

Me ish kryetarin e LSDM-së, theksoi ai, kanë nënshkruar dhe publikuar marrëveshje politike dhe kadrovike si garanci për zbatimin e marrëveshjes politike. Sipas Gashit, pikat e asaj marrëveshje janë zbatuar nga ana e tyre, fatkeqësisht pala tjetër nuk i ka zbatuar në tërësi.

“Në fund, ata në mënyrë të njëanshme, thuajse brutale e ndërprenë marrëveshjen dhe vendosën të ndajnë rrugët me ne, duke përfshirë një parti tjetër në shumicën parlamentare. Kjo flet shumë, flet keq për ta dhe jo vetëm për ata si parti, për një subjekt që nuk i intereson për prishjen e marrëveshjeve dhe nuk i respekton ata që i shpëtuan jetën, por kjo flet keq edhe për vendin që mëton vlerat evropiane. Nëse LSDM konsideron se standardet evropiane janë shkelje e marrëveshjeve, ky është një lajm shumë i keq për Maqedoninë e Veriut”, tha Gashi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR