Alternativa, Besa dhe LD i filluan aktivitetet për Ditën e flamurit shqiptar
- Me vendosjen e luleve para përmendores së Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, liderët e tre partive nga opozita shqiptare, Afrim gashi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa dhe Izet Mexhiti nga Lëvizja demokratike, së bashku me Loris Katriota, pasardhësi i heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sot i filluan aktivitetet për shënimin e "28 Nëntorit - Ditën e Flamurit shqiptar".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:13, 27 nëntor, 2023
Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Me vendosjen e luleve para përmendores së Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, liderët e tre partive nga opozita shqiptare, Afrim gashi nga Alternativa, Bilall Kasami nga Besa dhe Izet Mexhiti nga Lëvizja demokratike, së bashku me Loris Katriota, pasardhësi i heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sot i filluan aktivitetet për shënimin e "28 Nëntorit - Ditën e Flamurit shqiptar".
"Këtu me ne është edhe stërnipi i Gjergj Kastriotit Skëdnerbeut, Loris Katriota, i cili sot na nderoi dhe së bashku jemi këtu", tha lideri i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në prani të qytetarëve nga kjo komunë dhe përfaqësuesve të ambasadave të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe të Loris Kastriotës, gjithashtu në prag të "28 Nëntorit - Ditës së Flamurit shqiptar" sot e riemërojmë rrugën "Vukovarska" në territorin e kësaj komune në "28 Nëntori".
Ganiu tha se ky emër simbolik është një prej 66 emrave më të rinj të rrugëve në territorin e Komunës së Çairit.
Në Tetovë nesër do të nënshkruhet edhe deklarata e koalicionit opozitar "Lidhja evropiane për ndryshim" të tri partive, përkatësisht Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes demokratike, mu në ditën e festës së madhe shqiptare. ab/
Foto: МIА