• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alsat-M: Presidenti i FFM-së, Sejdini sulmohet fizikisht nga disa persona të maskuar

Alsat-M: Presidenti i FFM-së, Sejdini sulmohet fizikisht nga disa persona të maskuar

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA)- Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini (55) është sulmuar sonte nga disa persona me maska në restorantin Ballkanika në Shkup, bën të ditur televizioni Alsat-M.

Incidenti në një deklaratë për televizionin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës i cili theksoi se “duke lëshuar restorantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij”.

Tani për tani nuk dihen arsyet e incidentit dhe nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të Sejdinit.

Sejdini është në krye të FFM-së që nga viti 2019.

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR