• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alpinisti nga Tetova Murseli mori pjesë në nxjerrjen e një vajze dhjetëvjeçare shtatë ditë pas tërmetit

Alpinisti nga Tetova Murseli mori pjesë në nxjerrjen e një vajze dhjetëvjeçare shtatë ditë pas tërmetit
Tetovë, 12 shkurt 2023 (MIA) - Alpinisti nga tetova, Nadir Murseli sot nga qyteti turk Kahramanmarash na dërgoi informatë dhe fotografi për shpëtimin e pabesueshëm të vajzës së mbijetuar  dhjetëvjeçare e cila madje shtatë ditë ishte nën rrënoja. Ai u nis në Turqi ku iu bashkua shpëtimtarëve nga Bosnja e Hercegovina. Ky ekip së bashku me ekipin turk AFAD arritën ta nxjerrin vajzën e mbijetuar.
 
"Rreth orës 13:00 sapo e nxorëm vajzën irmak, patëm gëzim të madh këtu. Që këtu u dëgjua një zë, tre-katër orë punuam për ta nxjerrë nga rrënojar. Mrekulli e madhe është se si ka mbijetuar. Ajo ishte shtatë ditë nën rrënoja, ndërsa ndërtesa ishte shtatë-tetë kate", informoi 45-vjeçari Murseli nga Tetova.
 
 
Ai prej 9 shkurtit ndodhet në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi, më saktë në Kahramanmarash, në juglindje të vendit.
 
Murseli u nis vetë nga tetova me autobus drejt Stambollit ku mbesa dhe dhëndri i tij janë angazhuar të vazhdojë drejt qyteteve më të goditura nga tlrmeti. Drejt Adanës u nis me aeroplan tjetër dhe më pas me ekipe të tjera të shpëtimtarëve me autobus nga Adana katër orë udhëtuan drejt kahramanmarashit.
 
Alpinisti tetovar flet rrjedhshëm gjuhën turke, kështu që ekipit nga Bosnja e Hercegovina, përveç në kërkimin nën rrënoja, u ka ndihmuar edhe me përkthime. ab/
 

QËNDRONI TË LIDHUR