• e enjte, 26 dhjetor 2024

“Alkaloid” lëshoi në përdorim kapacitete të reja prodhuese në vlerë prej 19,4 milionë euro

“Alkaloid” lëshoi në përdorim kapacitete të reja prodhuese në vlerë prej 19,4 milionë euro

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Kompania "Alkaloid" SHA Shkup sot lëshoi në përdorim kapacitete të reja për prodhimin e formave të forta farmaceutike, me sipërfaqe prej 6.200 metra katrorë, në vlerë prej 19,4 milionë euro.

Me njësinë e re tekniko-teknologjike, vëllimi i prodhimit dyfishohet, kështu që në vend të kapacitetit të mëparshëm prej dy miliardë tableta në vit, kapaciteti aktual i parashikuar i prodhimit është më shumë se katër miliardë tableta në vit.

 

Për ndërtimin e objektit, i cili ka filluar në prill të vitit 2021, janë angazhuar 30 kompani vendore dhe 16 të huaja, ndërsa punimet ndërtimore dhe mobilimi janë bërë nën menaxhimin e shërbimeve profesionale të “Alkaloid” SHA Shkup.

Ambientet janë projektuar në përputhje me normat strikte për praktikën e mirë të prodhimit, dhe të gjitha proceset janë plotësisht të integruara dhe digjitalizuara, me gjenerim automatik të të gjitha të dhënave nga kontrollet e procesit.

Nga SHA “Alkaloid” theksojnë se ky është një nga projektet e tyre investuese më të mëdha në dy dekadat e fundit. Në vitin 2005, kompania kishte plasmanet prej 53,1 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 kishte plasmanet e konsoliduara prej 268,3 milionë euro. Si rezultat i kësaj rritjeje të vazhdueshme pesëfishuar, gjatë 15 viteve të fundit janë realizuar investime në vlerë mbi 220 milionë euro. Produktet farmaceutike të "Alkaloid" janë të pranishme në tregjet e më shumë se 40 vendeve të botës. ls/

Foto: SHA Alkaloid 

 

QËNDRONI TË LIDHUR