• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu u bëri thirrje deputetëve nesër të bisedojnë për pakon e ligjeve të MSHIA-së nëse kanë dilema

Aliu u bëri thirrje deputetëve nesër të bisedojnë për pakon e ligjeve të MSHIA-së nëse kanë dilema

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Shtyrja e miratimit të pakos së ligjeve nga ana e Kuvendit e pengon reformën e domosdoshme të administratës publike që ishte dhe mbetet kusht kryesor i Bashkimit Evropian, edhe pse ishin miratuar nga Qeveria para më shumë se një muaji. Miratimi i ligjweve do të kotnribuojë drejt realizimit të vizionit tonë për ndërtim të administratës publike profesionale, të motivuar, të depolitizuar, të kahëzuar drejt ofrimit të shërbimeve më effikase dhe më të shpejta për qytetarët, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot pasdite në konferencë për shtyp.

U bëri thirrje deputetëce që nesër të bisedojnë për të gjitha dilemat lidhur me pakon e ligjeve që i propozoi MSHIA, të cilat para më shumë se një muaji janë miratuar nga Qeveria, ndërsa kanë ngecur në Kuvend.

Bëhet fjalë për ligjet lidhur me administratën publike, për digjitalizimin dhe për mediumet në të cilat MSHIA ka punuar gjatë kohë dhe të cilat, tha Aliu, janë kyçe dhe me rëndësi thelbësore për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Theksoi se ato janë të lidhura edhe me tre shtyllat - administratë, digjitalizim dhe mediume nga programi i BE-së "Evropa digjitale" me të cilën verës vendi ynë lidhi marrëveshje dhe se këto propozim-ligje do të thonë operacionalizim i obligimeve të ndërmarra.

Nga fundi i vitit të kaluar, Qeveria i miratoi propozim-ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe për nëpunësit administrativ. Ligji për siguri të rrjeteve informative sistemore dhe transformim digjital të shtetit dhe ndryshime të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, i cili, tha ai, që moti është dërguar në Kuvend, ndërkaq nuk është shqyrtuar nga komisionet.

Në pyetjen e gazetarëve, u përgjigj se nuk i din shkaqet përse pakoja ka ngecur në Kuvend, ndërsa konfirmoi se sot është dëgjuar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski i cili i ka thënë se këto ligje do të jenë në mbledhje plenare të parlamentit, të amrtën, më 30 janar.

Tha edhe se sot ka pasur "spekulime se do të heqë dorë nga sfida" dhe se kjo "me siguri vjen nga njerëz të cilët nuk e njohin mjaft mirë" ose "nga njerëz të cilët ndoshta e dëshirojnëa të".

Në pyetjen nëse do të japë dorëheqje, u prëgjigj se sot do të japë dorëheqje nëse këto ligje lidhen me emrin e tij.

Ministri nga Aleanca për shqiptarët e filloi konferencën për shtyp në Qeveri me porosinë se "nuk mund të ketë sistem nëse ai varet nga vullneti dhe kushtëzimet nga individët" dhe se "sistemi i vendit do të reformohet ose do të dështojë". ab/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR