• e premte, 20 mars 2026

Aliu: Propozim-ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit të martën në mbledhje të Qeverisë, ndërsa pastaj në procedurë parlamentare

Aliu: Propozim-ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit të martën në mbledhje të Qeverisë, ndërsa pastaj në procedurë parlamentare

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani do të jetë në seancë Qeverie të martën, ndërsa më pas do të përpunohet në Kuvend. Besoj se për një, maksimumi një muaj e gjysmë, ligji do të përpunohet. Nuk kemi asnjë pikë të hapur që nuk është përfunduar. Patëm disa takime me të gjitha palët e interesuara, i analizuam të gjitha vërejtjet nga pikëpamja shkencore dhe nga aspekti ekonomik, infrastrukturor, social dhe shëndetësor, dhe me kënaqësi mund të them se të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Theksoi se nuk ka çështje që nuk është trajtuar, ndërsa ka lidhje me ligjin. 

“Vlerësoj se shumë shpejtë vendi ynë do të njihet edhe në Evropë dhe në botë. Shpresoj se për dy – tre vjet do të kemi konferencë për media për uljen e numrit të duhanpirësve në shtet prej mbi 45 për qind, të shpresojmë që synimi të vendoset nën 20 për qind”, tha Aliu duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media, në të cilën ishin prezantuar të dhënat nga raporti global për vitin 2025 i Grupit të agjencive të KB-së për vlerësim të vdekshmërisë te fëmijët. 

Bëmë, sqaroi ministri, analizë shkencore si mundet dhe cilat janë kushtet minimale dhe maksimale që të mundet hapësira të trajtohet si hapësirë për pirje duhani ose hapësirë në të cilën nuk lejohet pirja e duhanit. 

“Kemi arritur në përfundimin, si nga bashkësia shkencore ashtu edhe nga ekspertët e shëndetit, se me dy anë të hapura, hapësira, tarracat, mund të jenë vende ku lejohet pirja e duhanit. Vetëm në Shkup, ka mbi shtatë mijë ofrues shërbimesh ushqimore me tarraca. Në Shkup, një numër i madh i objekteve të hotelerisë kanë një infrastrukturë të tillë sa është e pamundur të ketë tre anë të hapura. Kjo është arsyeja pse e përfshimë në ligj që edhe çatia mund të jetë e hapur sepse është vërtetuar se duke e trajtuar çatinë si një nga anët që mund të jetë e hapur, ajri pastrohet në pak sekonda. Një nga masat më të mëdha infrastrukturore që të gjithë ofruesit e shërbimeve ushqimore duhet të kenë sipas ligjit është se ata do të duhet të bëjnë hyrje në vetë objektin e hotelerisë që është e ndarë nga zona e pirjes së duhanit. Ideja është të mbrohen qytetarët jo-duhanpirës dhe të caktohet një vend ku lejohet pirja e duhanit”, shtoi Aliu. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR