• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Aliu: Po përshtatet hapësirë në spitalin e Koçanit, do të ketë punësime aty dhe në vende të tjera

Aliu: Po përshtatet hapësirë në spitalin e Koçanit, do të ketë punësime aty dhe në vende të tjera

Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Po përshtatet hapësirë në spitalin e Koçanit, do të ketë punësime aty dhe në vende të tjera, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas brifingut të sotëm me gazetarët. 

Ai sqaroi se salla në spitalin e Koçanit do të vihet në funksion sa më shpejtë të jetë e mundur, do të ketë infrastrukturë moderne. Ekspertët tashmë po punojnë me një grup të rinjsh. 

"Si Ministri e Shëndetësisë fokusi ynë është Koçani, por nuk i harrojmë as të tjerët në gjithë shtetin. Urgjentisht do të veprojmë në të gjitha institucionet shëndetësore, me qëllim që të gjithë të marrin shërbime mjekësore pa ndërprerje. Po punojmë intenzivisht në këtë, të punësohen kuadro të përshtatshme, në përputhje me ligjet. Është shumë urgjente të realizohen punësime të reja. Kjo është një nga angazhimet tona kryesore", theksoi ministri. 

Në lidhje me parkingun, ai u përgjigj se bëhet fjalë për një nga problemet kryesore infrastrukturore në Qendrën Klinike në Shkup. 

"Për fat të keq, parkingu aktualisht nuk është as i hartuar, sa i përket asaj, se ku të parkohet vetura. Do të fillojmë me hapat dhe aktivitetet bazike infrastrukturore. Për të parë se sa vende parkimi kemi saktë. Pas analizës së thelluar që po e bëjmë, do të shohim edhe sa është frekuenca e pacientëve që i përdorin ato vende parkimi, si dhe sa është numri i të punësuarve në Klinikë që parkojnë aty", theksoi Aliu. 

Pas kësaj, siç shtoi ai, me shumë gjasë do të dalin me një zgjidhje optimale afatshkurtër.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai informoi se do të formojnë një grup punues për menaxhmentin e krizës, për reagimin më të shpejtë të mundshëm ndaj tragjedive të mundshme. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR