• e mërkurë, 01 prill 2026

Aliu: Pas një dekade, përditësohet lista esenciale e barnave

Aliu: Pas një dekade, përditësohet lista esenciale e barnave

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Pas më shumë se 10 vitesh është përditësuar lista e re e barnave esenciale, e cila është  e një rëndësie të veçantë dhe shërben si një instrument kyç për sigurimin e terapive kritike për shëndetin publik dhe mundësinë e përfshirjes në proceset e mbulimit të shpenzimeve përmes sigurimit shëndetësor. Për herë të parë përfshihen barna për kontracepsion dhe terapi zëvendësuese me nikotinë. Përditësimi i listës mundëson përputhshmëri me standardet moderne klinike dhe qasje në terapi të reja dhe efektive.

Nga sot theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme për media tha se procesi i përditësimit filloi në fund të vitit 2025 në kuadër të platformës kombëtare për barna, në koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa në të morën pjesë përfaqësues nga institucionet relevante, komuniteti akademik, organizatat e pacientëve dhe industria farmaceutike.

Si bazë, sqaroi ministri, është përdorur lista e barnave esenciale e OBSH-së, e cila përditësohet çdo dy vjet nga Komiteti i Ekspertëve për përzgjedhjen dhe përdorimin e barnave esenciale.

"Megjithatë, me ligjin e ri për barnat parashikohet përditësimi i kësaj liste çdo dy vjet, në pajtueshmëri me OBSH-në, që gjithashtu kontribuon në parashikueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit për sigurimin e barnave. Qëllimi ynë është që lista e barnave esenciale të pasqyrojë standardet moderne terapeutike dhe barnat e reja që janë dëshmuar si kyçe për shëndetin publik, duke mundësuar gjithashtu qasje më të madhe në terapi moderne dhe efektive. Falënderoj të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë proces për angazhimin e tyre profesional dhe të përkushtuar. Ne vazhdojmë të ndërtojmë një sistem shëndetësor që është në hap me standardet moderne dhe në funksion të shëndetit të qytetarëve", shtoi Aliu.qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR