• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu për draft -Ligjin e ri për shërbim të lartë udhëheqës: Këto parime janë bazë për ndërtimin e administratës neutrale profesionale dhe politike

Aliu për draft -Ligjin e ri për shërbim të lartë udhëheqës: Këto parime janë bazë për ndërtimin e administratës neutrale  profesionale dhe politike

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Këto parime janë bazë për ndërtimin e administratës neutrale profesionale dhe politike, ku qëllimet politike përmbushen përmes aktivitetetve të të punësuarve në sektorin publik nën udhëheqjen e udhëheqësve të lartë, me çka mundësohet efikasitet dhe përdorim racional i resurseve në realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve strategjike të vendosura të Qeverisë dhe institucioneve të tjera relevante nga sektori publik. Njëherësh, profesionalizimi i strukturës do të nënkuptonte se do t'i kemi udhëheqësit më të mirë të lartë të cilat mund të zbatojnë politika më të suksesshme, më efikase për qytetarët, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, në Prezantimin e sotëm publik dhe debatin për draft-Ligjin e ri për shërbim të lartë udhëheqës. 

Ai përkujtoi se me Ligjin për administratorët është bërë hapi i parë para drejtë profesionalizimit të udhëheqësve ekzekutiv në administratë, përderisa modeli i propozuar bazohet në parimet e racionalizimit, demokratizimit dhe transparencës. 

"Me këtë zgjidhje ligjore ne kemi dashur të bëjmë një hap përpara në fushën e përzgjedhjes së udhëheqësve të lartë. Në këtë moment bëhet fjalë për sekretarët e shtetit, drejtorët e organeve në kuadër të ministrive, organizatat administrative dhe drejtorët e organeve të pavarura të themeluara me ligj të veçantë", theksoi ministri Aliu.

Shtoi se me ligjin propozohet që të vendoset, sistem krejt i ri, i cili do të zbatohet gradualisht, me mundësi që në të ardhmen modeli i ri të zbatohet në gjithë sektorin publik.

Aliu informoi se Propozim ligji për shërbim të lartë udhëheqës tanimë është publikuar në ENER, ku mund të dorëzohen vërejtjet dhe propozimet konkrete, të cilat grupi i punës do t'i analizojë gjatë finalizimit të tekstit të ligjit dhe para dorëzimit të tij në procedurë qeveritare.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, tha se porosia kyçe me miratimin e këtij ligji për shërbim të lartë udhëheqës është që të mbyllet, siç tha, rrëfimi se ka menaxhim politik me administratën.

"Tërë teknologjia e zgjedhjes së tyre, përsosjes, vlerësimit, e tjerë, nuk është asgjë e re, praktikisht e ndjekim praktikën e mirë, të cilën moti e kemi vendosur me shërbimin shtetëror", tha Dimovski.

Përmbajtjen e hollësishme të Projekt-ligjit të ri në debatin e sotëm e ka prezantuar Esma Adiloviq Fazlagiq, këshilltare për reforma në administratën publike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë. fc/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR