• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu: Ndryshimet e Ligjit për ASHMAA së shpejti në Kuvend

Aliu: Ndryshimet e Ligjit për ASHMAA së shpejti në Kuvend

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) tashmë janë në procedurë qeveritare dhe së shpejti pritet të kalojë në Kuvend, tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu. 

Siç informon Aliu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me odat ekonomike të gjitha palët e interesuara janë përfshirë në përgaditjen e ndryshimeve, por jo të gjithë kanë qenë aktivë, ndërsa disa nuk kanë qenë aktivë fare.

Nga dita e parë që kur kemi filluar punën për ligjin, ishim shumë inkluzivë dhe transparentë. Në përgaditjen e tij u përfshinë të gjithë palët e interesuara. Për fat të keq, jo të gjithë palët e interesuara ishin aktivë dhe nuk kontribuan. Disa nuk kanë kontribuar aspak. Megjithëse, ligji ligjërisht duhet të jetë i ENER-it dhe ishte i ENER-it. Kemi pasur fidbek nga institucione, disa prej tyre tashme janë pranuar dhe janë pjesë e zgjidhjes ligjore", theksoi ministri. rq/bsh/

Foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR