• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu në Samitin për Partneritet të Hapur Qeveritar: Digjitalizimi i ul mundësitë për korrupsion

Aliu në Samitin për  Partneritet të Hapur Qeveritar: Digjitalizimi i ul mundësitë për korrupsion

 Talin, 7 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, mori pjesë në Samitin Botëror për Partneritet  të Hapur Qeveritar.

 Në kuadër të Samitit, ministri Aliu, siç njoftoi kabineti i tij, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Mbështetja e lidershipit dhe katalizimi të aksionit global kundër korrupsionit”.

"Teknologjia është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. Zhvillimi i platformave dhe aplikacioneve ndjeshëm ndihmon në përmirësimin e transparencës së proceseve qeveritare. Korrupsioni nuk njeh kufij, prandaj nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar. Vendimet dhe aktivitetet e ndërmarra në nivel global mund të kenë ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit", tha Aliu.

QËNDRONI TË LIDHUR