• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu: Merit sistem me indikatorë të qartë për punësim dhe avancim në sektorin publik

Aliu: Merit sistem me indikatorë të qartë për punësim dhe avancim në sektorin publik

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Azir Aliu beson se me zgjidhjet ligjore, në të cilat punohet, do të tejkalohet problemi me punësimet sipas çelësit partiak dhe kombëtar në shtet, si dhe keqpërdorimet në sistemin për fitimin e vendit të punës.

Në brifing me mediumet, Aliu sot porositi se duhet të ketë indikatorë të qartë në sistemin e kualifikimeve, diturisë dhe meritave (MERIT) për punësim dhe avancim në administratën publike.

"Besoj se zgjidhja do të dalë nga ligjet, e një prej tyre është merit sistemi për punësim dhe avancim në sektorin publik. Duhet të ketë indikatorë të qartë, ku me numra do të përcaktohen punët dhe në fund sistemi të selektojë se kush është kandidati më i mirë", tha Aliu.

Mjaftë më e kemi, tha ai, nga kuadro që punësohet sipas kombësisë apo ndonjë baze tjetër.

"Ka pasur zgjidhje ku duhej të kemi qasje procentuale dhe ne, flas edhe politikisht, edhe si parti Aleanca për Shqiptarët, pjesë e së cilës jam, dëshirojmë të kemi zgjidhje, ku këto keqpërdorime do të zvogëlohen. Një ditë të gjithë do të vuajnë nga kuadrot joadekuate, duhet të luftojmë kundër kësaj dhe po zhvillohet diskutim se çfarë lloji të zgjidhjes do të ofrohet", tha ministri.

I pyetur se si MSHIA do ta zbatojë "balancin" gjatë punësimit në administratë, duke marrë parasysh reagimet në opinion për llogaritjet e përqindjeve të kombësive nga paraardhësi i tij, ai përsëriti se zgjidhja duhet të jetë ligjore.

"Zgjidhja për këtë sfidë duhet të jetë ligjore, për shkak të dy punëve, fillimisht për shkak se 'balanci' është vetëm një vegël, ku jepen parametra hyrëse dhe jep dalje, ndërsa puna e dytë është se duhet në nivel të ligjit ta zgjidhim këtë problem, unë do të punoj në atë, do të punojmë edhe si Qeveri që të gjejmë mënyrë si kjo të zgjidhet", tha Aliu.

Si pjesë e reformave në administratën publike, në vijim janë akvititete për miratimin e më shumë ligjeve, për paga në sektori publik, me të cilin duhet të gjendet zgjidhje sistematike për pagat në këtë sektor, që nëpunësit në administratë, me të cilët në proceset për punësime do të zbatohet sistemi merit, por me indikatorë të qartë, për të punësuarit në sektorin publik, me të cilët do të rregullohet angazhimi i nëpunësve në kabinete dhe aktet për sistematizim. Duhet të miratohet edhe ligji për organe në drejtorinë shtetërore, që është i lidhur me qasjen deri te mjetet nga IPARD 3, si dhe ndryshimet e Ligjit për shërbime audiovizuele mediatike, për të cilat afati është 31 maj, në të kundërtën nuk do të mund t'i shfrytëzojmë fondet nga Evropa Kreative. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR