• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu: Kompanitë nuk kanë besim tek institucionet, rrallë paraqiten në tenderë sepse mendojnë se janë të manipuluar

Aliu: Kompanitë nuk kanë besim tek institucionet, rrallë paraqiten në tenderë sepse mendojnë se janë të manipuluar

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Raporti revizor për periudhën janar 2021 - qershor 2023 tregon se në 14 nga 18 procedura rastësisht të zgjehdura dhe analizuara të tenderit për furnizime publike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është paraqitur vetëm një kompani. Për tre procedura ka pasur nga dy oferta, ndërsa për një procedurë ishin parashtruar tre oferta. Në pjesë të madhe të procedurave, shuma për furnizimin e cakutar që ishte paraparë në planin për furnizime publike të MSHIA-së, ishte e njejtë me shumën që e ofroi kompania e caktuar, kumtoi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Në konferencën për shtyp pas takimit me odat ekonomike, Aliu tha se shuma e përgjithshme për 18 procedurat është 6,5 milionë euro. Lëndët e përfshira me revizion ishin me zgjedhje të rastësishme, ndërkaq i analizoi revizori i pavarur, nga hapja e procedurës së tenderit deri në pagesën finale për aktivitetet e realizuara. Disa prej tyre, potencoi, janë me rrezik të lartë nga keqpërdorimet e mundshme.

Ministri i infromoi odat për Raportin dhe kërkoi prej tyre të thonë përse një numër i vogël i kompanive aplikojnë në tendere. Iu përgjigjën se "përballen me dokumentacion të tenderit i cili, nëse lexohet, dukshëm është e qartë se për cilën kompani është shkruar".

Prandaj, paralajmëroi Aliu, për çdo procedurë të tenderit, gjatë hulumtimit të tregut, MSHAI do të thërrasë konferencë për shtyp. Qëllimi është t'i bindë kompanitë për transparencë, si dhe hollësist t'i informojë se cilat janë nevojat e Minsitrisë. Me siguri,kështu, theksoi, do të ulet mosbesimi i cili tashmë është krijuar mes sektorit publik dhe atij privat.

Ai paralajmëroi se MSHIA për katër deri pesë muaj sërish do të dalë me një rpaort të këtillë, por për periudhë dhjetëvjeçare.

Raporti revizor është publikisht i kapshëm në ueb-faqen e MSHIA-së.

foto: МIА dhe МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR