• e enjte, 09 prill 2026

Aliu: Jemi të fokusuar në përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike, modernizimin me blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe fuqizimin e burimeve njerëzore

Aliu: Jemi të fokusuar në përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike, modernizimin me blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe fuqizimin e burimeve njerëzore

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Мinistri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen e shkollës së katërt ballkanike të pediatrisë -  ngjarje që përfaqëson një platformë të vërtetë për njohuri, bashkëpunim dhe zhvillim profesional, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

"Pediatria, si një nga degët më humane dhe më të përgjegjshme të mjekësisë, ka rol kyç në ndërtimin e gjeneratave të shëndetshme. Kujdesi për më të vegjlit nuk është vetëm detyrë mjekësore, por edhe përgjegjësi shoqërore me prioritet të lartë. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po investon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor pediatrik", theksoi ministri Aliu.

Në këtë drejtim, ai shtoi se fokusi është vendosur në përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike, modernizimin përmes furnizimit me pajisje të reja mjekësore, forcimin e kapaciteteve njerëzore.

"Jemi të vetëdijshmë se pa staf profesional dhe të motivuar nuk mund të ketë sistem shëndetësor të qëndrueshëm. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, përmes programit për specializime dhe subspecializime janë ndërmarrë hapa konkretë për plotësimin e mungesës së kuadrit. Gjatë vitit të kaluar janë miratuar 17 specializime në pediatri për institucionet publike shëndetësore, ndërsa janë punësuar edhe 15 specializantë privatë, një pjesë e të cilëve janë angazhuar në Klinikën Universitare të Pediatrisë. Këto masa kontribuojnë drejtpërdrejt në uljen e deficitit dhe forcimin e sistemit", theksoi ministri Aliu në fjalim.

Ai gjithashtu theksoi se kjo shkollë ka rëndësi të veçantë sepse mundëson shkëmbimin e përvojave dhe njohurive midis ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa pjesëmarrja e ligjëruesve eminentë nga vendi dhe bota konfirmon se rajoni është pjesë e zhvillimeve bashkëkohore në mjekësi. qa/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR