• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu i hodhi poshtë akuzat për nepotizëm në angazhimin e shefit të kabinetit të tij

Aliu i hodhi poshtë akuzat për nepotizëm në angazhimin e shefit të kabinetit të tij

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu i hodhi poshtë akuzat për nepotizëm gjatë angazhimit të Driton Dautit për shef të kabinetit të tij, të cilat i bëri partia politike Alternativa.

"Ajo ka dalë nga konteksti, nuk e kam as dhëndër nga vajza, apo motra, mund të kontrolloni, të hapni procedurë, gjithçka është në rregull, nuk ka kurfarë nepotizmi. Ai është dhëndër i fmailjes Aliu, nuk është dhëndrri im", tha Aliu në pyetjen e gazetarëve.

Idea, theksoi, është të keni njerëz rreth jush të cilët janë ekspertë dhe të cilëve u besoni. Erdha këtu të jem transparent, ta hap ministrinë për qytetarët", tha Aliu, duke paralajmëruar se Kabineti i MSHIA-s do të ketë podkast, ndërsa një prej tyre do të jetë me gazetarët.

Aliu përkujtoi se kjo është pozita e tij e parë politike sepse vjen nga sektori privat dhe se është i vetëdijshëm se opinioni është i ndjeshëm nga aspekti i politikanëve të krijimit të politikave të korrupsionit të nepotizmit etj.

"Kur vini në vitin e fundit të pushtetit, duhet të jeni të kujdesshëm nga aspekti i krijimit të infrastrukturës njerëzore në kabinet. Kabineti i vetëm që e pasqyrton realitetin në Maqedoni është Kabineti i MSHIA-s ku brenda i keni të gjitha kategoritë, do të thotë ekspertë të të gjitha nacionaliteteve dhe unë krenohem me këtë", tha Aliu. ab/

Foto: MSHIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR