• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ali Ahmeti shpallet Qytetar nderi i Tiranës

Ali Ahmeti shpallet Qytetar nderi i Tiranës

Tiranë, 2 maj 2024 (MIA) - Në solemnitet të posaçëm sot kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti iu dorëzua titulli "Qytetar nderi" i Tiranës.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, me propozimin e të cilit i ndahet titulli, tha se është nder tÇi ndahet një mirënjohje e tillë një njeriu të madh si Ahmetit.

"Ky titull i ndahet si mirënjohje për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritjen e marrëdhënieve politike, sociale dhe ekonomike mes komunitetit shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të Tiranës dhe përforcimin e lidhjes mes bashkëisve në mënyrë që të ndërtohet klimë e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti mes shqiptarëve dhe maqedonasve", shtoi Veliaj.

Duke folur para të pranishmëve ai mes tjerash tha se Shqipëria, edhe pse e varfër çdoherë ka treguar zemër të ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

"Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen. Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole", theksoi Ahmeti.

Ai i premtoi kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj se do të tentojë të jetë qytetar dinjitoz i Tiranës.

Në solemnitet morën pjesë edhe ish-preidentët shqiptarë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, foli kryeministri Edi Rama, sis cili siç thekssoi, e çmon lartë kontributin e Ahemtit për shqiptarët gjatë viteve.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe se për shembull duhet të merret puna dhe përkushtimi i Ali Ahmetit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR