• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ali Ahmeti nga Buteli: Me heqjen e ligjit për gjuhën, shqiptarve u hiqet shtetformësia

Ali Ahmeti nga Buteli: Me heqjen e ligjit për gjuhën, shqiptarve u hiqet shtetformësia

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Në Butel sonte në Mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë, kryetari Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë.

"Lideri Ali Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshjes së Ohrit nuk tolerojmë të preken. Gjithashtu, ai siguroi se me gjjthë kapacitetin e tij do të bëj çmos të ndal këtë turpërim që janë duke e toleruar të ndodhë shkelësit e legjitimitetit shqiptar në Qeveri", njofton BDI-ja në kuumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR