• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ali Ahmeti në Çair: Ne kundërshtar e kemi VMRO-në, votuesit e opozitës shqiptare të votojnë Frontin Europian

Ali Ahmeti në Çair: Ne kundërshtar e kemi VMRO-në, votuesit e opozitës shqiptare të votojnë Frontin Europian

Shkup, 30 prill

Pas takimit me qytetarët në Studençan, Butel dhe Shuto Orizare, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me Frontin Europian kanë takuar edhe qytetarët e komunës së Çairit.

Para të pranishmëve ai ka theksuar se Fronti Europian doli fitues më 24 prill dhe do të triumfojë edhe më 8 maj.

Do të doja të ndaj gëzimin me ju sepse ju keni qenë ata të parët, digat të cilët kemi grumbulluar, kemi mbledhur të gjithë nektarin që ne i tërë Fronti të dal fitimtarë më 24 prill. Kush ka vesh dëgjoni, më 24 prill verdiktin populli e dha, të tjerat janë përalla me mbret. Në Qeveri të çon populli dhe nga Qeveria të rrëzon populli, më 8 maj është Referendumi, të bëhet hapi i madh drejt tij dhe ju përsëri do të jeni diga e parë që do të përballeni që të dalim faqebardh dhe krenar. Ky Referendum ka numrin 4. Do të doja të ndaj sot një gëzim që e përjetova në Karshiakë, vizitova një fabrikë që prodhonte vegla për infrastrukturë e kuzhinë, kur isha për herë të parë dhe sot kur isha më tha e ke këmbën e mbarë, se sot kishin 60 punëtor dhe prodhonin vetëm për Europë, atëherë vetëm për tregun vendor dhe sot me shumë kërkesa dhe këtu lidhet edhe politika dhe gjeostrategjia e Frontit Europian, është shprehur kështu Ahmeti.

Sipas tij, 8 maji do jetë Referendum dhe në këtë Referendum do të vendoset për integrim dhe izolim.

Referendumi i 8 majit vendos, integrimin apo izolimin? Integrimi në BE si strukturë dhe si shtet dhe integrimi i ekonomisë në 500 milionë treg apo do e mbajmë ekonominë të izoluar në 2 milionë banor. Pa stabilitet politik, pa siguri, luftërat nuk janë larg, në Europë, Rusi dhe Ukrainë, Lindje e Afërt, nuk duhet të harrojmë. Rusia nuk është e interesuar që vendi jonë të jetë stabil, të funksionojë paqja, por asaj i duhet vatër zjarri dhe Ballkan me plagë të hapura që të bëj politika të veta uzurpuese dhe të mbaj nën pushtim vendet që dhunshëm i mban në jug të Rusisë. Ne duam vetingun dhe këtu i frikësohet VMRO, anëtarësim në BE, marrëveshje me fqinjët dhe ne nuk do të lejojmë ata të luajnë si duan vetë. Të nderuar, ne vëllezër i kemi dhe ata që nuk na kanë votuar, por thirrni le të bashkohen me Frontin sepse Fronti përfaqësohet nga specialistë dhe nuk është lehtë të drejtosh shtetin, theksoi Ahmeti.

Më tej, kryetari i BDI-së tha se ata që dëshirojnë të çojnë UÇK në Hagë duhet të dinë se ky kapitull është i mbyllur.

Mos meren me shpifje sepse nuk kemi ku të shkojmë dhe askush nuk ka parë keq nga BDI dhe mos të kthejnë me shpifje. Ne po përpiqemi vendin ta anëtarësojmë në BE dhe do bëhet, nuk është ëndërr por një e vërtetë sepse kështu mundemi të përparojmë edhe më shumë me hapa gjeometrikë pavarësisht reagimeve që bëhen. Sa i përket reagimeve të VMRO dhe Gordanës që dëshiron UÇK ta çojë në Hagë, ajo asnjëherë nuk do të ndodhë sepse ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe ky kapitull është mbyllur sepse drejtësia ndërkombëtare është vërtetuar se nuk kemi qenë mercenarë por populli i këtij vendi që do të ndryshojë statutin, flamurin, gjuhën dhe morëm kazermat që i bëmë Universitete. Vendi ynë është në Europë dhe të gjithë të drejtat i kemi fituar me gjak, nënvizoi për fund Ahmeti. 

Fronti Evropian

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR