• e enjte, 04 korrik 2024

Aleksandar Nikollovski - zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Aleksandar Nikollovski - zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e re nga radhët e VMRO-DPMNE-së është i lindur më 24 mars 1984 në Ohër.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” Shkup në degën e shkencave politike, ku është kandidat për magjistër të shkencave politike dhe për marrëdhënie ndërkombëtare.

Nikollovski ka qenë deputet nga viti 2006 deri në vitin 2016, si dhe nga viti 2020 e deri më tani. Ka qenë anëtar i Këshillit nacional për eurointegrime, i Komisionit anketues për përcaktimin e rrethanave të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, të komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, si dhe kryetar i komisionit për çështje të rregullores dhe për mandat dhe imunitete dhe Komisionit për çështje të zgjedhje dhe emërime.

Ai ka qenë nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (2015-2017), Komisionit për Çështje politike dhe demokraci (2016-2017) dhe i Komitetit për zbatimin e detyrimeve dhe angazhimeve të shteteve anëtare (2014-2016) të Këshillit të Evropës.

Në biografinë e tij sa i takon aftësive kompjuterike ai thekson Windoës, MS Office, macOS, ndërsa prej gjuhëve të huaja njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe nivel të avancuar të frëngjishtes.

QËNDRONI TË LIDHUR