• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aleksandar Janev drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike

Aleksandar Janev drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike është Aleksandar Janev i cili e ndërmerr funksonin nga drejtori i deritanishëm Sasho Tasevski.

Për zgjidhjet kadrovike në disa institucione, siç njoftuan nga Qeveria, duhet të diskutohet në seancën e sotme të parë qeveritare, por deri tani ende nuk ka informacion.

Konfirmim për emërimin e drejtorit të ri ka në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën e Byrosë për Siguri Publike ku është vendosur biografia e drejtorit të ri.

Sipas njoftimit, Janev vjen nga pozita e shefit të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2024 ka punuar si shef i Departamentit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai ka kryer arsimin e mesëm për polic, Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa këtë vit u bë magjistër për menaxhimin e burimeve njerëzore. sa/

Foto: MPB

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR